Shqipëria e pret Anglinë të dielën në ‘Air Albania’.
Kuqezinjtë janë tashmë të relaksuar në këtë ndeshje, kjo pasi që kanë siguruar kualifikimin në ‘Play Off’, shkruan GaztaBlic Sport.
Takimi do të drejtohet nga arbitri italian Marco Guida, i cili do të ketë për ndihmës Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt do të jetë Simone Sozza.
Në videoasistent do të jetë Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini-n.
Anglia ka siguruar tashmë vendin si e para në grup, ndërsa Shqipëria do të luftojë në play-off për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

/GazetaBlic Sport/


