Sporti

Shqipëria stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, pasdite mbërrin në Tiranë

11/14/2025 12:33
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja po kryen stërvitjen e parë për ndeshjen me Anglinë.

Kuqezinjtë janë shfaqur në stadiumin ku triumfuan mbrëmë kundër Andorrës me rezultatin 0-1.kombetarja

Në videon e publikuar në “YouTube” në faqen zyrtare të FSHF-së, vihen re lojtarët në fushë së bashku me Silvinjon dhe Zabaletën.

Kuqezinjtë duken më të relaksuar dhe të lumtur për arritjen historike në “play off”-in e Botërorit.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasdite drejt Tiranës ku do pritet me entuziazëm të madh nga tifozët kuqezi.i