Kosova U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ e rinj do të përballen me Qipron U21, duke kërkuar vetëm fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja Qipro U21 – Kosova U21 luhet me fillim nga ora 18:00 dhe u takon kualifikimeve për Evropianin 2027 që organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.
Për ndeshjet ndaj Qipros e Finlandës, Kosova i ka nisur përgatitjet të martën në Larnaca.
Kosova U21 është e treta në grup me katër pikë nga tri ndeshje, kurse Qiproja dhe San Marino janë pa pikë.
Spanja është lidere me nëntë pikë, kurse Rumania mban vendin e dytë me shtatë pikë. Finlanda është e treta me gjashtë pikë.
/GazetaBlic Sport/


