Kylian Mbappe largohet nga kampi i Francës dhe kthehet në Madrid për shkak të një inflamacioni në kyçin e këmbës së djathtë.
Pas dy golave të shënuar kundër Ukrainës të enjten në mbrëmje (4-0) dhe sigurimit të kualifikimit për Kupën e Botës 2026, Kylian Mbappe nuk do të udhëtojë për në Azerbajxhan, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas një deklarate nga Federata Franceze e Futbollit (FFF), Mbappe ende vuan nga inflamacioni në kyçin e këmbës së djathtë, gjë që kërkon ekzaminime të mëtejshme. Ai do t’i nënshtrohet këtyre testeve të premten në Madrid.
/GazetaBlic Sport/


