Sporti

Historike: Shqipëria fiton ndaj Andorrës dhe siguron “Play Offin” e Botërorit 2026

11/13/2025 22:35
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur fitore masive në duelin ndaj Andorrës në udhëtim.

Shqipëria ka fituar ndaj Andorrës me rezultatin minimal 0:1, për t’i marrë tre pikë tejet të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili pas 67 minutave realizoi me një goditje tejet të bukur, pas asistimit të Myrto Uzunit.

Shqipëria tani ka 14 pikë në grup, teksa me humbjen e Serbisë, nënkuptohet se kombëtarja kuqezi edhe zyrtarisht ka siguruar vendin për “Play Offin” e Botërorit 2026.

Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në Kampionatin Botëror, e tashmë rruga po vazhdon drejt ëndrrës së madhe të çdo shqiptari.

/GazetaBlic Sport