Naim Jakaj, IKD, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet financimi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar atë si “të mbajtur peng” nga politika, raporton GazetaBlic.
Ai ka ngritur një sërë pyetjesh mbi varësinë e RTK-së nga qeveria dhe Komisioni për Buxhet, duke theksuar se kjo bie ndesh me parimet e pavarësisë së transmetuesit publik.
Jakaj ka kërkuar që Kuvendi të fshijë nenin 11 të Ligjit për Ndarjet Buxhetore dhe të ndryshojë Ligjin për RTK-në, në mënyrë që të sigurohet një model i qëndrueshëm dhe i pavarur financiarisht për këtë institucion.


