Sporti

Përfundon pa gola pjesa e parë e duelit Andorrë – Shqipëri

11/13/2025 21:34
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Andorrë – Shqipëri.

Pjesa e parë e duelit përfundoi me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Berat Gjimshiti kishte rastin e artë në fundin e pjesës së parë, por goditja e tij u ndal nga shtylla, teksa edhe Asllani kishte rast të mirë nga fauli, por nuk qëlloi portën.

Kujtojmë se Anglia po fiton ndaj Serbisë me rezultatin 1-0, dhe krejt çka duhet është fitorja e kombëtares kuqezi për vendin e “Play Offit”.

/GazetaBlic Sport