Lajme

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve për rezervat shtetërore, LDK sot mban konferencë për media

11/13/2025 12:42
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media nga ora 15:00.

Në njoftim është bërë e ditur se temë e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me rezervat shtetërore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie sot, në orën 15:00, në Selinë Qendrore. Tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës lidhur me keqpërdorimin me rezervat shtetërore.”

Të martën Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër ministres Rozeta Hajdari dhe tre persona tjerë nën dyshimin se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 3 milionë euro dhe zbuluan sekrete shtetërore.