Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti janë dërguar në tribuna nga trajneri Sylvinho.
Kjo për shkak se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të jenë të gatshëm për sfidën dhe në total Sylvinho ka 25 lojtarë në dispozicion.
Sonte pritet një duel i zjarrtë ku kuqezinjtë kërkojnë vetëm fitoren dhe shpresojnë që Anglia të mposhtë Serbinë në “Wembley”.
Triumfi ndaj Andorrës, i kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i dërgonte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.
/GazetaBlic Sport/


