Kombëtarja e Shqipërisë është shumë pranë një arritje historike, vendi i 2-të në Grupin K për kualifikueset e “Botërorit 2026”, çka i mundëson fazën “play-off”.
Ky mision kalon nga ndeshja Andorra – Shqipëri, e cila do të zhvillohet sonte, duke nisur prej orës 20:45, transmeton GazetaBlic Sport.
Triumfi ndaj Andorrës, i kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i dërgonte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.
Bazuar tek kuotat e basteve, Shqipëria është favorite e madhe, me triumfin e kuqezinjëve që llogaritet me 1.27, kurse fitorja e kundërshtarit ka vlerën 13.00.
Një barazim i mundshëm mes dy kombëtareve ka vlerën 5.00.
/GazetaBlic Sport/


