Lajme

Arrestohet një shtetas i huaj pasi dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht

11/13/2025 09:31
nga:Sh R

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit, më 12.11.2025, rreth orës 12:00.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari, mashkull shtetas i huaj, pasi dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.