Lajme

Maliqi: Dorëheqja e Krasniqit, akt i lartë moral dhe demokratik, të shërbejë si model për politikanët tjerë në vend!

11/12/2025 18:21
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të kësaj partie.

Lajmin,Krasniqi, e bëri të ditur në një konferencë për emdia nga selia e PDK-së.

Në lidhje me dorëheqjen e Krasniqit dhe se çfarë pritet të sjellë ajo, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se Krasniqi me dorëheqjen e tij tregoi një akt te lartë moral dhe demokratik dhe se kjo duhet të shërbejë edhe si model për politikanët e tjerë në Kosovë.

Ajo tha se i njëjti është një ‘politikan i guximshëm, pragmatik dhe i moderuar’

Maliqi potencoi se Krasniqi e mori udhëheqjen e PDK-së në një moment të vështirë dhe se arriti t’a mbajë dhe forcojë duke dalë më të fortë në tri palë zgjedhje.

“Memli Krasniqi me dorëheqjen e tij tregoi një akt të lartë moral dhe demokratik dhe kjo duhet të shërbejë edhe si model për politikanët tjerë në Kosovë. Krasniqi është një politikan i guximshëm, pragmatik dhe i moderuar. Ai e ka marrë udhëheqjen e PDK në një moment të vështirë, pasi dy liderët e saj kshin shkuar në Hagë, në një moment kur morali kishte rënë vetë brenda PDK dhe ka arritur që ta mbajë, ta rrisë dhe ta forcojë, duke dalë më e fortë në tri palë zgjedhje” tha Maliqi.

Ajo theksoi se humbja e dy komunave në zgjedhjet e fundit lokale si duket e ka shtyrë të marrë një vendim të tillë.

“Situata e fundit në zgjedhjet lokale, ku pavarësisht se PDK doli e para në votë popullore, por humbi udhëheqjen e dy komunave, si duket e ka shtyre të marrë këtë vendim, që është akt që merr përsipër përgjegjësitë” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Zyrtare: Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së!