Lajme

Hajdari pas dorëheqjes së Krasniqit: Rritja e PDK-së në zgjedhje reflekton udhëheqjen tënde të drejtë e parimore

11/12/2025 18:04
nga:Genita C

Petrit Hajdari, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të partisë, duke e vlerësuar si akt që dëshmon karakterin dhe lidershipin e tij.

Hajdari tha se Krasniqi ka udhëhequr me frymë bashkimi dhe përkushtim ndaj idealeve të PDK-së dhe të Kosovës. Ai kujtoi bashkëpunimin e tyre që nga koha e Rinisë Demokratike, duke e falënderuar për udhëheqjen model dhe për kontributin në rritjen e partisë.

Hajdari i uroi sukses Krasniqit në rrugëtimin e tij të mëtejshëm.