Lajme

Tahiri reagon pas dorëheqjes së Krasniqit: Kontributi i tij në forcimin e PDK-së do të mbetet pjesë e historisë sonë

11/12/2025 16:27
nga:Genita C

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Abelard Tahiri ka vlerësuar lart udhëheqjen e tij, duke e përshkruar si periudhë të përgjegjshme, të urtë dhe me përkushtim në kohë të vështira për vendin dhe politikën, raporton GazetaBlic.

Tahiri tha se gjatë drejtimit të Krasniqit, PDK u bë dy herë partia më e votuar në zgjedhjet lokale dhe rifitoi besimin e qytetarëve përmes një vizioni të qartë politik.

Ai e cilësoi Memli Krasniqin si mik të afërt, njeri me karakter dhe idealizëm, duke e falënderuar për kontributin e tij në forcimin e partisë dhe opozitës.