Kapiteni i Chelseat dhe përfaqësuesi i Anglisë ka frikë se të njëjtat kushte që ndodhën në Kupën e Botës për Klube verën e kaluar mund të ndodhin përsëri.
Reece James shprehu shpresën se FIFA do të shqyrtojë ndryshimin e orarit të ndeshjeve për Kupën e Botës të ardhshme, në mënyrë që të ndihmojë lojtarët të përballojnë temperaturat e verës.
Turneu, i bashkëorganizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, fillon më 11 qershor, por tashmë kanë lindur shqetësime në lidhje me kushtet ekstreme të nxehtësisë me të cilat mund të përballen ekipet.
“Këto janë kushte jashtëzakonisht të vështira për të luajtur me atë nxehtësi, veçanërisht për ne që luajmë në Angli, ku nuk ka asgjë të ngjashme”, tha James.
/GazetaBlic Sport


