Lajme

Një 71 vjeçar humb jetën nga aksidenti në Suharekë

11/12/2025 15:37
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan, në magjistralen Suharekë- Rahovec, ku ka vdekur një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se viktima është I.B., i moshës 71 vjeçare dhe është nga fshati Samadraxhë e Suharekës.

“Lidhur me viktimën e aksidentit, fillimisht është marrë informata se viktima është e moshës 58-vjeçare, ngase nuk kishte dokumente me vete. Pas verifikimit, rezulton se viktima është I.B., 71 vjeç, nga fshati Samadraxh i Suharekës.”