Lajme

Ulutas pret në takim Shefin e Mbrojtjes së Austrisë – ‘‘Shkëmbejnë mendime’’ për situatën e sigurisë në Kosovë

11/12/2025 15:00
nga:Sh R

KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Austrisë, Rudolf Striedinger. Në njoftim bëhet e ditur se takimi është zhvilluar në kampin e KFOR’it, ‘’Film City’’, në Prishtinë.

Në takim, të dy ata, kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, ku Ulutas ka shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar të Austrisë.

Njoftimi:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Austrisë, Gjeneral Rudolf Striedinger, në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë. Gjeneral Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e çmuar të Austrisë në misionin e KFOR-it.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë.