Lajme

Hill përfundon dëshminë në Hagë: Ishte përvojë e veçantë

11/12/2025 14:13
nga:Sh R

Diplomati, Christopher Hill e përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith e falënderoi diplomatin amerikan në fund.

“Ambasadori Hill, mbaroi dëshmia juaj. Faleminderit që erdhët, faleminderit që ndatë informata që kishit, faleminderit që respektuat rregullat e sallës së gjyqit dhe ju urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, tha ai.

Hill tha se ishte “përvojë e veçantë”. “Faleminderit. Ishte një përvojë e veçantë, më duhet të them”.

“Po shpresoj që të mos ketë qenë përvojë e keqe”, i tha gjykatësi.“Kam pasë përvoja më të këqija”, iu përgjigj Hill.