Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka dhënë një ultimatum Xabi Alonsos , ka zbuluar programi televiziv “El Chiringuito”.
Një komentator ka thënë se durimi i Real Madridit me Xabi Alonson ka kufijtë e tij. Shkurt, reputacioni i Alonsos është dëmtuar dhe ai ka kohë deri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt për të ndryshuar gjërat (gjashtë ndeshje kundër Elche, Olympiacos, Girona, Athletic Bilbao, Celta Vigo dhe Manchester City).
“Shumë pak durim. Menaxhmenti i lartë po fillon të ketë dyshime për këtë situatë. Xabi Alonso ka kohë deri në ndeshjen me Manchester Cityn më 10 dhjetor. Ai nuk do të ketë më durim.”
Ky informacion është disi i habitshëm, por e vë Xabi Alonson nën më shumë presion se kurrë.
/GazetaBlic Sport/


