E ardhmja e Pep Guardiolës ka qenë një temë e nxehtë në muajt e fundit, me disa media që sugjerojnë se spanjolli mund të largohet.
Ky informacion është konfirmuar nga The Times, e cila ka treguar se ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich nuk e përjashton një transferim pas 10 vitesh në Manchester City, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar, por ata pranë tij këmbëngulin se ai po e konsideron seriozisht largimin në fund të këtij sezoni.
Guardiola, ashtu si skuadra e tij, është i vetëdijshëm për rëndësinë e tij thelbësore për klubin dhe mbështetësit. Ata nuk duan t’i lënë “Qyteatarët” në një pozicion të vështirë.
Ai është gati t’i ofrojë këshilla bordit kur të vijë koha për të gjetur pasardhësin e tij.
/GazetaBlic Sport/


