Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve rreth procesit të numërimit të votave, duke shprehur shqetësime për parregullsi që, sipas tij, kërkojnë verifikim të plotë dhe trajtim të drejtë ligjor, raporton GazetaBlic.
“Ky nuk është më vetëm një proces rezultatesh, por i drejtësisë dhe i parimeve demokratike,” ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij do të mbrojnë integritetin e procesit zgjedhor.
Ai ka kërkuar transparencë dhe ndershmëri nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se “Mitrovica meriton drejtësi”.


