Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e tyre, Besnik Osmani duhet të ndihet krenar për mënyrën se si e ka bërë fushatën.
Ai tha se Besnikun e kanë përkrahur që nga fillimi.
“Besniku duhet me u ndi krenar për mënyrën se si e ka bë fushatën, mos të shihen si tragjike lëvizjet demokratike mund të ndodh ndonjëherë, me dëshirë do ta fitonim edhe Suharekën, pak e përmendi Rahovecin që kandidati ynë Burimi ka bërë garë të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku tha se në Kosovë LDK varet me dy beteja, dhe sipas tij e para është beteja me regjimin.
Derisa beteja e dytë, Abdixhiku tha se nuk është media, por një fushatë që bëhet ndaj LDK-së.


