Lajme

Kusari-Lila reagon ndaj kërkesës së PDK-së për përsëritjen e votimit në Mitrovicë- Pse nuk e kërkojnë edhe për Gjakovën?

11/11/2025 21:12
nga:Y I

Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës që të përsëritet votimi në Mitrovicë.

Kusari-Lila ka pyetur se pse PDK nuk kërkon përsëritje të votimit edhe në Gjakovë, nëse, sipas tyre, bëhet fjalë për “mbrojtjen e votës së lirë”, duke theksuar se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur edhe në Gjakovë.

“Nëse kemi konfirmim nga Komisioni Qendror Zgjedhor se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur në Mitrovicë dhe në Gjakovë, pse me kaq ngulm PDK kërkon përsëritjen e votimit vetëm për Mitrovicën? Pse nuk e kërkojnë edhe për Gjakovën, nëse sipas tyre është në pyetje “mbrojtja e votës së lirë”?” shkruan Kusari-Lila.

Reagimi i plotë:

Nëse kemi konfirmim nga Komisioni Qendror Zgjedhor se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur në Mitrovicë dhe në Gjakovë, pse me kaq ngulm PDK kërkon përsëritjen e votimit vetëm për Mitrovicën?

Pse nuk e kërkojnë edhe për Gjakovën, nëse sipas tyre është në pyetje “mbrojtja e votës së lirë”?

Nuk e kërkojnë për Gjakovën sepse qëllimin nuk e kanë te demokracia dhe vullneti i qytetarëve, por te mundësia e tretë për ta mbajt Mitrovicën. Nuk po pajtohen që dy raunde të votimit dhe dy raunde të exit poll-it i humbën atje, prandaj po e kërkojnë me ngulm të tretin.

Kjo kërkesë e tyre nuk bazohet në parimin e demokracisë, por në mundësinë për ta deviju atë.

Mundësi për zgjedhje të reja lokale ka, pas katër viteve.