Lajme

Haxhiu: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit e motivuar politikisht!

11/11/2025 19:11
nga:Y I

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Rozeta Hajdarit në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore ka reaguar ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se Hajdari as nuk është e korruptuar dhe as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare dhe aktakuza ndaj saj është e motivuar politikisht.

“Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme. Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: