Lajme

Maliqi: Albin Kurti s’ka nevojë hiç me na mbajtë ders, atij duhet t’i dalin të gjitha mashtrimet e lojërat një nga një

11/11/2025 19:25
nga:N K

Publicisti dhe analisti, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeminstrit në detyrë Albin Kurti që dje tha se: “Ne nuk mendojmë se është punë e mençur të shkomë në zgjedhje në dhjetor e sërish në prill”,

Maliqi tha se Kurtit, vonë i është kujtuar se nuk është veprim i mençur shkuarja në zgjedhje, kur tash e 9 muaj e mban formimin e institucioneve pezull.

“Tash qenka kujtuar Kurti, deputet në detyrë, me na tregu çka është e mençur, ndërsa i mbante kastile në zhag institucionet 9 muaj, pesëdhjetë e sa herë me shkelje të Kushtetutës”.

“ S’ja kisha dhënë hiç fjalën me na mbajt ders, e ka bë pis me krejtë edhe me këto ndërhyrje nga posti që e mbanë praktikisht të uzurpuar, në zgjedhjet lokale dhe sidomos në balotazh”, tha Maliqi.

Maliqi theksoi se Kurti ka bërë ndërhyrje të dyshimta në Komunën e Mitrovicës, dhe se nuk ka lejuar që të hetohen sipas rregullave, pret që të dalin në pah të gjitha mashtrimet dhe nënçmimet që i ka bë që nga 9 shkurti e më vonë.

“Me ndërhyrjet e dyshimta në Mitrovicë, se ka lejuar as të hetohen ato sipas rregullave, e ka bo vetën me dal edhe dy a tre herë në zgjedhje, t’i dalin një nga një të gjitha lojerat dhe mashtrimet te “hajvanatit” që e patë nënçmuar në natën e 9 shkurtit dhe më vonë”, përfundoi Maliqi për GazetaBlic.