Lajme

Kelmendi: ‘Kosova gjendet para dy pal zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare’

11/11/2025 18:52
nga:Y I

Pas dështimit të Albin Kurtit të siguroj votat, LVV-ja propozoi Glauk Konjufrcën si mandatar të dytë nga kjo parti.

Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe ka kohë deri me datën 19 nëntor të siguroj votat e nevojshme për fomimin e Qeverisë.

Po a pritet të kemi Qeveri të re apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Muhamet Kelmendi.

Kelmendi tha se Kosova gjendet para dy pal zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai tha se një pal zgjedhje pritet të mbahen tani pasi nuk ka Qeveri dhe zgjedhjet e tjera në fillim të vitit të ardhshëm.

“Një pal zgjedhje tani pse nuk kemi qeveri dhe zgjedhjet e tjera per President ne fillim të vitit te ardhshem” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi ditë më parë se e ka mandatuar Glauk Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet.Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese” – tha Osmani raporton “Gazeta Blic”.