Lajme

“Me juve deri në vdekje”, vota me mesazh për Arian Tahirin në Mitrovicë

11/11/2025 18:06
nga:Genita C

Në kutitë e votimit të raundit të dytë për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, është zbuluar një votë e veçantë.

Në fletën e votimit, ku është dhënë vota për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, votuesi ka shkruar me dorë një mesazh përkrahjeje.

“Me juve deri në vdekje”, shihet të jetë shkruar në fletëvotimin e publikuar nga “Jepi Zë”.

Kujtojmë se në Qendrën e Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka nisur procesi i rinumërimit të votave, gjë e cila vjen pas dyshimeve për parregullsi.