Lajme

Çka po ndodhë aktualisht në Mitrovicë, Gashi i PDK-së jep detaje

11/11/2025 17:12
nga:Genita C

Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka deklaruar se në Mitrovicë ka nisur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave, pas dyshimeve për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor.

“Aktualisht ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit, dhe jemi duke e vëzhguar nga afër zhvillimin e tij,” ka thënë Gashi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Wshtë ndërruar Prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ai tha se është informuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për këtë ndryshim.

Në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava.

Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.

Ndërkaq, Prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.