Lajme

AAK bëhet me grup parlamentar, i bashkohet Duda Balje

11/11/2025 16:53
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja, Duda Balje, i është bashkuar Grupit Parlamantar të AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për  “Gazeta Blic” zëdhënënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së” tha Xhemaili për “Gazeta Blic”.

Me bashkimin e saj, AAK ka përmbushur kushtin e nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend.