Lajme

Dyshimet për parregullsi, Armend Muja provon ta ndërrojë debatin: Çështja është se si PDK u rritë në Mitrovicë aq shumë

11/11/2025 14:29
nga:G B

Shefi shtabit të VV-së në Mitrovicë të Jugut dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, i ftuar në Kosova Live të T7 për të folur rreth dyshimeve për parregullsi në këtë komunë, ka provuar që të ndërrojë temën e debatit.

Muja ka thënë se duhet të diskutohet për atë se si PDK-ja është rritur në komunën e Mitrovicës së Jugut për rreth 15 pikë të përqindjes, duke bërë krahasim me zgjedhjet nacionale të shkurtit.