Lajme

Pas urdhrit të Prokurorisë, KQZ njofton që në ora 16:00 vazhdon procesi i numërimit në Mitrovicë të Jugut

11/11/2025 14:29
nga:Sh R

Pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi që të rifillojë numërimi në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një prononcim për GazetaBlic, bëri të ditur se procesi i verifikimit do të fillojë në vazhdojë në orën 16:00.

“Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.