Lajme

Policia deklarohet për aksidentin me fatalitet në Bresje

11/11/2025 11:52
nga:N K

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë natës në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi I cili njoftoi se në këtë aksident e përfshirë ka qenë një veturë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha Bajrami.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik është i riu Mentor Zmajlaj, nga Suhareka.