Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se i sigurojnë mbështetësit e tyre se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës pas dyshimeve për parregullsi me votat në Mitrovicë të Jugut.
“Dua t’i siguroj të gjithë mbështetësit, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës se jemi në koordinim të vazhdueshëm me degën tonë në Mitrovicë dhe me të gjitha strukturat drejtuese. Jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës nga çdo tentativë për deformim, të evidentuar nga komisionerët tanë në terren. Sot do të dorëzojmë ankesën zyrtare në PZAP”.
Çitaku tha se detajet do t’i japë në orën 12:00 në konferencën për shtyp deputeti Përparim Gruda.


