Sporti

Presidenti i Napolit hedh poshtë thashethemet për dorëheqjen e Antonio Contes

11/10/2025 21:08
nga:Lorik J

Kohët e fundit, në Itali është folur për mundësinë e dorëheqjes së Antonio Conte nga roli i tij si trajner i Napolit pas disa performancave të dobëta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, i ka hedhur poshtë të gjitha këto raportime.

“Është një histori e rreme,” tha Di Laurentiis.

“Jam krenar që kam një njeri si Conte pranë meje, klubit dhe skuadrës. Ai është një garanci për klubin tonë, lojtarët tanë dhe tifozët tanë”.

Napoli ka humbur lidershipin në Serie A pasi humbi ndeshjen kundër Bolognas dhe po vuan në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

/GazetaBlic Sport