Dardanët nisin përgatitjet për dy sfidat e nëntorit.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndajSllovenisë dhe Zvicrës, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.
Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë.
📅 Sllovenia – Kosova, e shtunë, 15 nëntor
📍 Lubjanë
📅 Kosova – Zvicra, e martë, 18 nëntor
📍 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
/GazetaBlic Sport


