Mesfushori i Chelseat, Romeo Lavia, do të mungojë të paktën një muaj për shkak të një dëmtimi në kuadriceps, njoftoi klubi.
Belgu 21-vjeçar pësoi lëndimin në fillim të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Qarabag, e cila përfundoi me barazim 2-2.
Lavia nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzojë potencialin e tij te Chelsea për shkak të një numri lëndimesh.
Mesfushori iu bashkua “Bluve” nga Londra në vitin 2023. Ai ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Kontrata e tij me klubin londinez është e vlefshme deri në fund të qershorit 2030.
/GazetaBlic Sport


