Xhafer Gashi njofton se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.
Ndryshe, në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se ka refuzuar dorëheqjen morale Xhafer Gashit nga funksionet në LDK’së, pas humbjes në garën për kryetar të Obiliqit.
Abdixhiku ka thënë se humbjet, sikurse fitoret, janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik.


