Lajme

“S’ka me dal në punë në 8 e me kry në 16” – Bali Muharremaj thotë se në Suharekë ka ndryshu standardi

11/10/2025 18:34
nga:Genita C

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Kosova Live, kandidati i PDK-së dhe fituesi i zgjedhjeve në Suharekë, Bali Muharremaj, foli për ngjarjet e mbrëmshme dhe planet për mandatin e ri.

Muharremaj tha se qytetarët e Suharekës kanë votuar për vazhdimësi dhe për një standard të ri pune në komunë.

“Në Suharekë ka ndryshu standardi. S’ka me dal në 8 në punë e me kry në ora 16:00. Tash puna fillon ndryshe çdo ditë, për qytetarët,” – tha Muharremaj.

Video e plotë e intervistësKËTU