Javën e kaluar, Cristiano Ronaldo doli për të thënë se është Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave gjatë intervistës së tij me Piers Morgan.
Megjithatë, legjenda braziliane Ronaldo Nazario nuk pajtohet me të, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por a është më i miri? Nuk pajtohem. Por e respektoj mendimin e tij; ai është padyshim ndër më të mirët në histori dhe do të thoja se është në dhjetë më të mirët”, tha Ronaldo Nazario.
“Disa njerëz kanë shumë vetëbesim. Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua sesa unë të flas për veten time”, shton Nazario.
/GazetaBlic Sport


