Lajme

Ish-deputeti i VV’së: Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, fitoi e vetme përballë të gjithëve

11/10/2025 16:53
nga:Genita C

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se VV është fituese e zgjedhjeve lokale, duke theksuar se subjekti ka ruajtur katër komunat që ka qeverisur dhe ka fituar edhe tri të tjera, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, rezultati është i jashtëzakonshëm, pasi Vetëvendosje ka garuar pothuajse e vetme përballë të gjitha partive të tjera dhe megjithatë ka arritur një sukses të konsiderueshëm.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale. Përveçse ka mbajtur 4 komunat qe ka qeverisë, i kemi fituar edhe 3 komuna tjera. Është fituese edhe për faktin se krejtësisht e vetme përballë pothuajse të gjitha partive tjera ka arritur të këtë rezultat të shkëlqyeshëm”, tha Dugolli për GazetaBlic.

Musliu për triumfin e Faton Pecit: Betejë që nuk e ka fituar vetë, fitore e ndërtuar mbi propagandë