Lajme

Gara në Viti, Haliti i LDK-së fiton për 197 vota

11/10/2025 13:21
nga:N K

Garë jashtëzakonisht interesante u zhvillua në Viti, mes kandidatit të LDK-së Sokol Halitit, i cili njëherësh është edhe kryetar i kësaj i komune, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Arsim Ademi.

Haliti ka arritur tashmë ta konfirmoi mandatin e katërt, por rezultat mes tij dhe Ademit ishte tejet i ngushtë.

Ai në balotazh mori 8 mijë e 352 vota, kurse kandidati i LVV-së 8 mijë e 155.

Sokol Haliti doli fitues me një diferencë prej 197 votash.