Suharekasit do ta kenë sërish të njëjtin kryetar.
Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të sigurojë mandatin e tij të tretë radhazi në krye të Komunës së Suharekës, duke mposhtur në garë kandidatin e LDK-së, Ardian Shala.
Fitorja u prit me festë në qendër të qytetit.
Simpatizantët e Muharremajt u mblodhën në shesh, ku atmosfera u gjallërua me fishekzjarre, boritë e veturave dhe ritmet e tupanave, ndërsa nuk munguan as vallet e këngët tradicionale.


