Lajme

Cenoi fshehtësinë e votimit, prangoset një person në Klinë

11/10/2025 09:26
nga:G B

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në cenimin e fshehtësisë së votimit në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje në balotazhin e 9 nëntorit.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.