Lajme

Alban Hyseni merr sërish Gjilanin, qytetarët gëzohen – nisin festën

11/09/2025 19:24
nga:Mergim Rreci

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, për edhe një mandat, Alban Hyseni sipas Exit Pollit në Klan Kosova, ka dalë sërish fitues.

Derisa rezultatet po publikoheshin në Klan Kosova, qytetarët me gëzim pritën emrin e Hysenit.

“Vetëvendosje”, dëgjohet duke brohoritur turma e cila u mblodh për ta festuar triumfin e kandidatit të kësaj partie atje.