Deputetja e LDK-së, Doara Kica-Xhelili u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë sepse me votë përcaktohet mendësia që do të qeverisë nëpër qytete në mandatin e ri.
Ajo ka përmendur edhe rastin e sotëm të Xhelal Sveçlës.
“Arrogancës “hajde nalëm” duhet t’ia kthejmë me “JO, HAJDE TI NALNA””, ka thënë deputetja e LDK-së.
“Më pak se 2 orë na ndajnë nga momenti kur VOTA juaj e përcakton mendësinë që do të na qeverisë për 4 vite”, ka thënë ajo.
“Mos lejo qe duke mos-votuar, atë mendësi të t’a përcaktojë dikush tjetër! DIL DIL DIL VOTO”.


