Lajme

Përditësimi i fundit | Mbi 245 mijë votues deri më tani në nivel vendi

11/09/2025 17:11
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 245,840, shkruan GazetaBlic.

Pjesëmarrja deri më tani në nivel vendi është 18,67%.

Vlen të potencohet se kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri tek mbyllja e vendvotimeve.

/GazetaBlic