Lajme

Voton Sokol Haliti: Dilni edhe ju, sepse e ardhmja ndërtohet nga secili prej nesh

11/09/2025 16:08
nga:Y I

Kryetari i Vitisë, i cili po garon edhe për një mandat në krye të qytetit ka votuar.

Sokol Haliti u bëri thirrje qytetarëve përmes një postimi në Facebook që të dalin e të votojnë.

“Në mëngjesin e sotëm, të qetë e plot shpresë, bashkë me familjen tonë e përfunduam detyrën tonë qytetare me besim e përkushtim. Çdo votë është zëri ynë për të ardhmen që duam. Dilni dhe ju, votoni me zemër, sepse e ardhmja ndërtohet nga secili prej nesh!”, shkroi ai.