Bedri Hamza, ka bërë thirrje që qytetarët të cilët nuk kanë votuar ende, ta ushtrojnë këtë të drejtë, raporton GazetaBlic.
Hamza thotë se “sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë”.
E plotë:
Qytetarë të dashur,
Tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën!
Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!
Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!


