Analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje ku sipas tij “kurrë askush nuk është sjellë në zgjedhje si ky regjim”, duke akuzuar Vetëvendosjen për presione dhe kërcënime ndaj votuesve, veçanërisht në Mitrovicë, raporton GazetaBlic.
Kajtazi ka deklaruar se pushteti aktual “po e dhunon demokracinë pikërisht në ditën kur ajo flet”, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen, por t’i ndëshkojnë me votë ata që, sipas tij, “ecin me kerrë të blinduara dhe me dhjetëra truproja.”


