Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të dielën se ishte gati të takohej me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, por shtoi se Rusia nuk do të heqë dorë nga kushtet e saj kryesore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë .
Përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump , për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës në Ukrainë, konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, deri më tani kanë dështuar dhe muajin e kaluar ai anuloi papritur një samit të planifikuar me Presidentin Vladimir Putin në Budapest, shkruan Reuters.
Kremlini të premten hodhi poshtë raportet e mediave perëndimore se Lavrov nuk ishte më në favor të Putinit kur planet e samitit dështuan, pasi ministria e Lavrovit dërgoi një mesazh që tregonte se Moska nuk ishte e përgatitur të tërhiqej nga kërkesat e saj lidhur me Ukrainën.


